Sinan Doğan
12 Qershor 2020•Përditësim: 12 Qershor 2020
Në 24 orët e fundit në Peru kanë humbur jetën 206 persona, për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë në Peru njoftoi se me 206 vdekjet e reja në 24 orët e fundit ka arritur në 6.109 numri i vdekjeve nga COVID-19 në vend, ndërsa me 5.965 rastet e reja ka arritur në 214.788 numri i rasteve me koronavirus.
Vdekjet e fundit janë numri më i madh i vdekjeve ditore në vend që nga fillimi i pandemisë.
Gjithashtu bëhet e ditur se numri gjithsej i të shëruarve nga virusi në vend ka arritur në 102.429.
Në Peru rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 6 mars, ndërsa vdekja e parë lidhur me virusin më 20 mars.