Sinan Doğan
04 Qershor 2020•Përditësim: 04 Qershor 2020
Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Peru është rritur gjithsej në 4.894, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës nga Ministria e Shëndetësisë në Peru, me 127 vdekjet e reja në 24 orët e fundit ka arritur në 4.894 numri i vdekjeve nga COVID-19 në vend, ndërsa me 4.030 rastet e reja ka arritur në 178.914 numri i rasteve me koronavirus.
Gjithashtu bëhet e ditur se numri gjithsej i të shëruarve nga virusi në vend ka arritur në 69.257.
Në Peru rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 29 shkurt, ndërsa vdekja e parë lidhur me virusin më 14 mars.