Saadet Firdevs Aparı
12 Nëntor 2021•Përditësim: 12 Nëntor 2021
Arkeologët në qytetin antik peruan Chan Chan kanë gjetur mbetjet mortore të 25 personave, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mbetjet u gjetën në një sipërfaqe prej dhjetë metrash katrorë në zonën që dikur ishte kryeqyteti i perandorisë Chimu, raportoi BBC.
Ekspertët besojnë se ekziston mundësia që kjo mund të jetë një varrezë ku janë varrosur anëtarët elitë të popullit Chimu.
Arkeologia Sinthya Cueva tha se mbetjet u përkasin kryesisht grave të reja.
"Asnjë nuk ishte më i vjetër se 30", tha Cueva.
Arkeologu Jorge Meneses Bartra tha se nuk ka prova që njerëzit nga varri ishin sakrifikuar edhe pse Chimui dihet se kanë ofruar flijime, duke përfshirë fëmijë.
Menses Bartra theksoi se pozicioni i njërit prej skeleteve tregon se personi u varros atje menjëherë pas vdekjes së tij, ndërsa kockat e tjera u transferuan më pas aty.
Shkencëtarët do të kryejnë teste me shpresën për të zbuluar shkakun e vdekjes.
Trupat, të vendosur në një pozicion ulur, ishin mbështjellë me disa shtresa pëlhure. Shtresa e parë ishte prej pambuku, ndërsa pjesa tjetër ishte prej materiali bimor.
Mediat lokale raportuan gjithashtu se në varr u gjetën 50 copë qeramikë.