Elena Teslova
26 Korrik 2016•Përditësim: 26 Korrik 2016
MOSKË (AA) - Këshilltari i Presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov tha se në takimin mes presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe Putinit do të bisedohet për shumë çështje, raporton Anadolu Agency (AA).
Peskov për mediat deklaroi se dy liderët për herë të parë dhe pas një kohe të gjatë do të takohen pas krizës së avionit. "Axhenda e bisedimeve ende nuk dihet. Ka shumë çështje për të biseduar", tha ai.
Ai shtoi se presidenti rus është duke biseduar me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse për vizitën dhe punimet e përgatitjes së vizitës së presidentit Erdoğan.
Sipas tij, Putin ka dhënë informacione lidhur me bisedën telefonike të cilën e zhvilloi me homologun e tij turk Erdoğan.
Ishte njoftuar se presidenti Erdoğan dhe homologu i tij rus Putin do të takohen më 9 gusht në qytetin St. Petersburg të Rusisë.