Selen Temizer,Levent Tok
23 Shkurt 2017•Përditësim: 24 Shkurt 2017
Al BAB (AA) - Me marrjen nën kontroll të rajonit Al Bab në veri të Sirisë nga Ushtria e Lirë Siriane (ULS) me mbështetjen e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) është larguar plotësisht kërcënimi i DEASH-it nga kufiri i Turqisë. Gjithashtu është penguar edhe që organizata terroriste PYD/PKK të formojë kontroll të pandërprerë përgjatë kufirit, raporton Anadolu Agency (AA).
- Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Turqisë Fikri Işık: Jemi pranë çlirimit të plotë të qytetit Al Bab
Rajoni Al Bab në verilindje të Halepit i cili ndodhet 30 km larg me kufirin e Turqisë, që nga janari 2014 e deri tani ndodhej nën kontrollin e organizatës terroriste DEASH. Me marrjen e rajonit nën kontroll nga forcat e ULS-së dhe TSK-së është mundësuar që organizata terroriste DEASH të zmbrapset 30-35 km nga kufiri. Në këtë mënyrë është mundësuar që territoret e Turqisë në kufi me Sirinë të jenë jashtë rrezes raketore të DEASH-it.

Mori goditje "korridori terrorist" i PKK-së
Organizatës terroriste PYD/PKK për të kryer bashkimin e rajoneve që ka nën kontroll në perëndim të Lumit Eufrat me pjesën në lindje të tij i nevojitej që të merrte nën kontroll edhe rajonin Al Bab.
Marrja nën kontroll e rajonit Al Bab ka penguar që PKK-ja të shndërrohej në një kërcënim më të madh për Turqinë.
I është afruar objektivit për zonën e sigurtë
Një prej objektivave në Operacionin "Mburoja e Eufratit" që Turqia ka ndërmarrë me qëllim eliminimin e kërcënimeve terroriste pranë kufirit ka qenë formimi i një zone në veri të Sirisë ku civilët mund të jetonin të sigurtë.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një deklaratë javën e kaluar ishte shprehur se "po kryejmë punime për zonën e sigurtë. Në lindje është Jarabulusi, në perëndim është El-Rai (Çobanbey). Ndërsa drejt jugut rajoni Dabik është në rregull. Gjithashtu edhe Al-Bab është pranë. Në procesin e mëpasshëm drejt lindjes janë Munbixhi dhe Rakka."
Forcat e ULS-së dhe TSK-së në operacionin "Mburoja e Eufratit" të nisur më 24 gusht të vitit 2016 pas pastrimit nga organizatat terroriste të zonës Azez-Jarabulus, në fillim të muajit dhjetor u nisën drejt rajonit Al Bab.
Forcat e ofensivës gjatë operacioneve në vend të përparimit të drejtpërdrejtë kanë zgjedhur mënyrën e avancimit duke e rrethuar rajonin dhe duke thyer rezistencën, ku në këtë mënyrë kanë mundësuar parandalimin e humbjes së jetëve të civilëve.
Deri tani në ditën e 184 të operacionit "Mburoja e Eufratit" janë pastruar nga organizatat terroriste më shumë se 1.900 km katrorë. Ndërsa "thellësia e ofensivës" nga kufiri i Turqisë ka arritur në 35 km brenda Sirisë.