Fatma Esma Arslan
26 Janar 2018•Përditësim: 27 Janar 2018
ANKARA (AA) - Organizata terroriste PYD/PKK, ka përdorur fotografitë e Anadolu Agency (AA) në rrjetet sociale për të njollosur Operacionin "Dega e Ullirit" që Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) e filluan kundrejt objektivave terroriste në Afrin, ndërkohë doli në pah se edhe fotografia e cila në vitin 2016 u zgjodh e para në AA Istanbul Photo Awards është shpërndarë sikurse është shkrepur në Afrin.
Një fotografi e shpërndarë në Twitter me pretendim se "Ushtarët turq të marrë peng në Afrin", u zbulua se është shkrepur nga AA-ja dhe është e 20 ushtarëve të ekzekutuar nga ana e DEASH-it më 3 mars 2014.
Gjithashtu dy fotografi të tjerë të AA-së ku gjenden fëmijë të plagosur dhe janë shpërndarë me hashtagun "Turqia Terroriste, Shpëtoni Afrinin" në Twitter, u zbulua se njëra është shkrepur më 11 tetor 2016, ndërsa tjetra më 11 korrik 2016 të fëmijëve të plagosur në Halep nga sulmet ajrore ruse.
Ndërsa llogaritë afër me organizatën terroriste, nuk përdorën vetëm fotografitë e fotoreporterëve të AA-së për propagandën njollosëse të tyre, por edhe fotografinë e cila në vitin 2016 u zgjodh e para në AA Istanbul Photo Awards është shpërndarë sikurse është shkrepur në Afrin.
Fotografia e fëmijës së plagosur të shkrepur nga Abd Doumany në Siri me titullin "Britma për Ndihmë e Fëmijëve Sirianë", nga llogaritë afër me organizatën u shpërnda me komentin "Afrini nuk do të rrëzohet dhe do të fitojë".
Pas lajmeve të AA-së përmes së cilës u deshifrua propaganda njollosëse në rrjetet sociale, është vërejtur se organizata në fjalë duke hyrë në një "rrugë pa dalje" filloi të përdorë pamje nga ueb faqe të rastësishme. Mbështetësit e organizatës terroriste kishin përdorur fotografi nga ueb faqja promovuese e një kompanie maunesh.
Më herët është dëshmuar se fotografitë e shumta të shpërndara nga përdorues të rrjeteve sociale të afërta me organizatën terroriste kundër operacionit "Dega e Ullirit" nuk kanë asnjë lidhje me operacionin.