Kaamil Ahmed
21 Shtator 2016•Përditësim: 21 Shtator 2016
JERUSALEM (AA) – Ushtarët izraelitë me armë zjarri kanë plagosur një vajzë palestineze në postbllokun kontrollues në Bregun Perëndimor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë, ushtarët kanë qëlluar 13 vjeçaren pasi refuzoi të ndalet në postbllokun kontrollues Eliyahu, në pjesën veriore të Bregut Perëndimor.
Vajza siç pretendohet ka mbajtur një çantë. Agjencia palestineze e lajmeve Shehab publikoi një fotografi në të cilën vajza gjunjëzohet para ushtarëve, para se të qëllojnë mbi të.
Dje ushtarët izraelitë vranë palestinezin 16 vjeçar Eesa Turayreha, po ashtu në postbllokun kontrollues.
Që nga tetori i vitit të kaluar forcat izraelite të sigurisë kanë vrarë më shumë se 200 palestinezë. Gjatë periudhës së njëjtë kanë humbur jetën 35 izraelitë.