Turgut Alp Boyraz
12 Tetor 2015•Përditësim: 13 Tetor 2015
JERUSALEM (AA) - Mësohet se policia izraelite ka arrestuar në Jerusalem 17 palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA)
Zëdhënësi i policisë izraelite, Luba Samiri në një deklaratë tha se: "Ditën e djeshme policia në orët e mëngjesi në lagje të ndryshme në Jerusalem arrestoi 17 persona si të dyshuar për pjesëmarrje në ngjarjet e ditëve të fundit". Samiri ka theksuar ndër të tjera se 3 nga të arrestuarit janë fëmijë.
Në Rripin e Gazës dhe Jerusalem mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve përjetohen tensione të cilat u përshkallëzuan pasi kolonët hebrenj dogjën shtëpinë e familjes palestineze Devabishe në Nablus në fillim të muajit gusht dhe si pasojë e shkeljeve të vazhdueshme kundrejt Mesxhid-it Aksa.
Si pasojë e sulmeve izraelite që nga fillimi i muajit e deri tani numri i personave që kanë humbur është rritur në 24, ndërsa theksohet se në ngjarje kanë humbur jetën edhe 4 qytetarë izraelitë.