Vesna Besiç
17 Shkurt 2018•Përditësim: 18 Shkurt 2018
WASHINGTON (AA) - Më herët gjatë këtij muaji, Galeria Kombëtare e portretit Smithsonian në Washington, në mënyrë solemne zbuloi portretet e ish-Presidentit të SHBA-së dhe Zonjës së Parë Barack dhe Michelle Obama, të cilët ngjallën intersim shumë të madh si për qytetarët e këtij qyteti ashtu edhe për turistët, raporton Anadolu Agency (AA).
Portreti i ish presidentit amerikan është pikturuar nga Kehinde Wiley, ndërsa të ish zonjës së parë piktorja Amy Sherald.
Në ceremoninë e zbulimit të portreteve morën pjesë edhe ish-Presidenti i SHBA-së dhe zonja e parë të cilët vet zgjodhën artistë për t'i pikturuar.