Ruslan Rehimov
13 Mars 2016•Përditësim: 13 Mars 2016
BAKU (AA) - Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, i ka shprehur një mesazh ngushëllimi Presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, për personat që kanë humbur jetën në sulmin terrorist në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të Presidencës së Azerbajxhanit, Aliyev shprehet se ka mësuar me hidhërim faktin që shumë njerëz kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit në Ankara.
Aliyev duke shprehur zemërimin e thellë nga kjo ngjarje të tmerrshme në mesazhin e tij ka theksuar: "Dënoj ashpër terrorizmin dhe mendojmë se që të luftohet në mënyrën më të ashpër kundër terrorizmit. Për shkak të katastrofës aktuale, në emrin tim dhe të popullit të Azerbajxhanit ju shpreh ngushëllimet juve, familjarëve dhe të afërmeve të personave që kanë humbu jetën si dhe uroj shërim të shpejtë për personat e plagosur".