Ertuğrul Subaşı,Burak Sencer Demirel
21 Shkurt 2016•Përditësim: 22 Shkurt 2016
ANKARA (AA) - 21 të dyshuar për sulmin terrorist në Ankara të cilët janë arrestuar në qytete të ndryshme të Turqisë janë dërguar sot përpara trupit gjykues, raporton Anadolu Agency (AA).
Personat e arrestuar si të dyshuar për sulmin terrorist i cili mori jetën e 28 personave dhe u bë shkak për plagosjen e dhjetëra të tjerëve pasi kanë kaluar nga kontrolli shëndetësorë janë dërguar sot në gykatë ku pritet të merret vendimi për masën e tyre të sigurisë.