Ekip
18 shtator 2020•Përditësim: 18 shtator 2020
Presidenti i Somalisë, Mohamed Farmaajo, emëroi Mohamed Hussein Roble si kryeministrin e ri të vendit, disa orë pasi udhëheqësit rajonalë ranë dakord për një model të rishikuar për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Njoftimi u bë nga Presidenca e Somalisë në rrjetin social Twitter.
Presidenti uroi që ai të kryejë detyrat e tij në mënyrë efektive dhe efikase, theksohet në njoftim.
Roble është një aktivist humanitar dhe i sapoardhur në spektrin politik të Somalisë.
Ai do të zëvendësojë ish-kryeministrin Hassan Ali Khayre, i cili u shkarkua nga parlamenti në muajin korrik.