Mesut Zeyrek
26 Mars 2017•Përditësim: 27 Mars 2017
DORTMUND (AA) - Presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas, është vlerësuar në Gjermani me çmimin ''Shpresë për Paqe'', raporton Anadolu Agency (AA).
Çmimi i është dorëzuar Abbas-it, në ceremoninë "12. Steiger Award", nga gazetari Dietmar Ossenberg, aktivitet ky i organizuar në Dortmund të Gjermanisë.
Ndërsa në një fjalim të mbajtur në këtë aktivitet, Abbas ka thënë se Gjermania ka marrëdhënie të mira si me Palestinën, ashtu edhe me Izraelin. Ai ka thënë se me ndihmën e këtij vendi ata kërkojnë një zgjidhje me dy shtete.