Talha Yavuz
20 Shkurt 2022•Përditësim: 21 Shkurt 2022
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Francës, Emmanuel Macron lidhur me intensifikimin e konfliktit në Donbas, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zelensky në një postim nga Twitteri vuri në dukje se ka informuar Macronin lidhur me intensifikimin e konfliktit në frontin e Donbasit.
Ai e informoi presidentin francez për humbjet në front dhe ekspozimin e politikanëve ukrainas dhe gazetarëve ndërkombëtarë ndaj zjarrit të artilerisë. "Kemi biseduar për uljen në mënyrë emergjente të tensioneve si dhe për nevojën dhe rrugët e mundshme për dakordim politiko-diplomatik", tha Zelensky.