Dejan Maksimoviç
02 Nëntor 2016•Përditësim: 02 Nëntor 2016
OPATIA (AA) – Presidentja kroate Kolinda Grabar - Kitaroviç ka shprehur shqetësime në lidhje me arrestimin e dhjetë anëtarëve të Këshillit Kroat të Mbrojtjes në Orashje, të cilët dyshohen për kryerje të krimeve të luftës kundër pjesëtarëve të kombësisë serbe gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë (BeH), raporton Anadolu Agency (AA).
Grabar Kitaroviç, posaçërisht është e shqetësuar për faktin se bëhet fjalë për Orashjen, "qytetin ku kroatët dhe boshnjakët së bashku kanë luftuar për ekzistencë", por theksoi se të gjitha faktet duhet shyrtuar me maturi dhe gjakëftohtësi.
Ajo para gazetarëve komentoi rreth situatës pas arrestimit nga ana e policëve të Agjencisë për Hetime dhe Siguri (SIPA) të BeH-së të dhjetë anëtarëve të Këshillit Kroat të Mbrojtjes (HVO) në zonën e Orashjes dy ditë më parë.
"Fjala është për një çështje shumë shqetësuese, e cila nuk u paraqit dje ose pardje, por bëhet fjalë për aktakuza në BeH dhe Serbi, në rendin e ditës të bisedimeve të mia të përditshme me krerët e këtyre vendeve, por edhe me partnerët ndërkombëtarë", tha Grabar Kitaroviç.