Medin Halilovic
19 tetor 2015•Përditësim: 20 tetor 2015
BEOGRAD (AA) - Policia serbe arrestoi katër persona nën dyshimin se ata nga Turqia nëpërmjet Serbisë kanë organizuar transportin e emigrantëve për në vendet e Bashkimit Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë bastisjes tek të arrestuarit janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, automjetet e llojit 'Passat' dhe 'Audi A4', 'Hyundai' dhe rreth 16 mijë euro, kartëmonedha për të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, gjegjësisht monedha prej 100 eurosh.
Në këtë aksion u arrestuan personat M.M. (1977), N.D. (1973), D.S. (1974) dhe V. Gj. (1982), kurse me kallëzime penale janë përfshirë edhe një qytetar i Malit të Zi dhe Kroacisë, të cilët aktualisht janë jashtë vendit.
Siç teksohet nga MPB-ja serbe, dyshohet se R.K. ka formuar këtë grup kriminel, i cili, me çmim prej 4000 eurosh për një emigrant, ka organizuar trafikimin e tyre nga Turqia për në vendet e BE nëpërmjet Serbisë.
Emigrantët, pas mbërritjes në Serbi i ka pranuar M.M. duke iu siguruar atyre strehim në Beograd dhe tranzit për në Suboticë dhe në kufirin hungarez. Ata akuzohen se në këtë mënyrë kanë trafikuar 150 emigrantë të paligjshëm.
Të dyshuarit u sollën para Zëvendësprokurorit për krim të organizuar të Prokurorisë së Lartë në Beograd.