Mücahit Oktay
26 Qershor 2020•Përditësim: 26 Qershor 2020
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC), pretendoi se 10 herë më shumë persona se sa dihet në vend mund të jenë infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i CDC, Robert Redfield, në deklaratën për gazetarët tha se numri aktual i rasteve mund të jetë rreth 25 milionë të infektuar.
"Ky virus shkakton infektim shumë asimptomatik. Me siguri kemi plotësuar vetën 10 për qind të pandemisë", tha Redfield.
"Rezultatet serologjike të mostrave të gjakut të mbledhur për shkak të testeve të koronavirusit, dhurimit të gjakut ose testeve laboratorike zbulojnë se 5 deri 8 për qind të amerikanëve janë infektuar me virusin", shtoi ai.
Ai theksoi se qindra miliona amerikanë janë nën rrezik.
Sipas tij, pandemia ende nuk ka përfunduar, ndërsa mjeti, arma më e fuqishme është distanca sociale.