Ahmet Dursun
09 Maj 2016•Përditësim: 10 Maj 2016
STAMBOLL (AA) - Pretendohet se Irani ka testuar raketë balistike me rreze 2 mijë kilometra, me një masë devijimi prej 8 metrash, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportimeve të agjencisë gjysmë zyrtare iraniane Tasnim, gjeneral Brigade Ali Abdullahi ka pohuar se "dy javë më parë kemi testuar një raketë me rreze 2 mijë kilometra me aftësi të devijimit 8 metra".
Abdullahi, në lidhje me vendin e testimit të raketës dhe të llojit të karburantit nuk ka dhënë informacione.