Fatih Erel
09 Maj 2016•Përditësim: 09 Maj 2016
GJENEVË (AA) - Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit Sportiv (CAS), ka ulur në 4 vite dënimin për ish-Presidentin e UEFA-s, Michel Platini, i cili ishte pezulluar nga detyra dhe i cili ishte dënuar me largimin për 6 vite nga futbolli, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar nga CAS njoftohet se dënimi me 6 vite i Platini është ulur në 4 vite, si dhe dënimi me gjobë me 80 mijë franga zvicerane është ulur me 60 mijë franga.
Në deklaratë thuhet se Platini ka shkelur rregullat etike të FIFA-s për shkak se në vitin 2011 kishte marrë 2 milionë franga zvicerane nga ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, dhe se me arsyetimin që dënimi i dhënë nga FIFA është i lartë gjykata ka vendosur uljen e dënimit në 4 vite.
- Në UEFA do të mbahen zgjedhjet për postin e presidentit-
Për shkak se pas apelimit në CAS nuk u hoq tërësisht dënimi ndaj Platini nuk do të mund të kthehet në detyrën e presidentit dhe në këtë mënyrë UEFA do të nisë procesin për zgjedhjen e presidentit të ri.
Mechel Platini më 29 prill pas apelimit të vendimit mori pjesë në seancat gjyqësore të CAS, ndërsa ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter pati dhënë deklaratë në cilësinë e dëshmitarit.
Para seancës gjyqësore Platini për shtypin duke vënë në dukje se shpresonte për heqjen e dënimit ai kishte pohuar se "sot ndodhemi në një ndeshje të re dhe që finalja luhet sot. Shpresoj që rezultati të jetë i mirë. Kam shpresa se do të fitojmë".
FIFA me arsyen se Blatter i kishte dhënë Platini-së 2 milionë franga zvicerane i pati dënuar të dy me nga 8 vite largim nga futbolli. Ndërsa më pas Bordi i Arbitrazhit të FIFA-s pati ulur dënimin e Platini-së nga 8 në 6 vite, dhe më pas Platini e apeloi serish këtë masë në CAS.