Ali H. M.Abo Rezeg
04 Mars 2018•Përditësim: 05 Mars 2018
KAJRO (AA) – Princi saudit i kurorës Muhammed bin Salman nesër udhëton për vizitë treditore zyrtare në Egjipt, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ditën e parë të vizitës princi Muhammed do të takohet me kreun e kishës koptike egjiptiane Tawadros II.
Në janar të vitit të kaluar, princi Muhammed u promovua si princi i parë i kurorës në Arabinë Saudite, dhe kjo do të jetë vizita e parë në Kajro në këtë cilësi.
Janë paralajmëruar edhe takime me zyrtarë të lartë egjiptianë.
Ky do të jetë takimi i dytë i prijësit të Kishës Koptike Towardos II me zyrtarët më të lartë të monarkisë saudite, pasi ai u takua me mbretin saudit Salman në prill të vitit 2016 në Kajro.
Të krishterët koptikë përbëjnë mes 10 dhe 15 për qind të popullatës së përgjithshme egjiptiane, e cila numëron rreth 100 milionë banorë.