Ekip
29 Shkurt 2016•Përditësim: 01 Mars 2016
BUDAPEST (AA) – Mijëra prindër në Hungari nuk i lejojnë fëmijët e tyre që të shkojnë në shkollë në shenjë proteste kundër politikës së arsimit të qeverisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të mediave hungareze, prindërit janë bashkuar thuajse në të gjitha pjesët e vendit, ndërsa së paku 34 mijë banorë u janë bashkuar faqes së Facebookut e cila mbështet protestat.
Para dy javëve, dhjetëra mijëra punonjës të arsimit protestuan para godinës së Parlamentit për shkak të reformave arsimore që përfshijnë “centralizim ekstrem” të sistemit arsimor, rritjen e administratës dhe kufizimin e përmbajtjes në tekstet shkollore.
Punonjësit e arsimit atëherë porositën qeverinë se janë kundër rrogave të vogla, dhe se kërkojnë ndryshimin e statusit të mësimdhënësve dhe një varg ndryshimesh të tjera.