Qays Abu Samra,Zeynep Hilal Karyağdı
23 janar 2018•Përditësim: 23 janar 2018
RAMALLAH (AA) – Ushtria izraelite ka ndërhyrë ndaj protestuesve në Bregun Perëndimor, të cilët protestojnë kundër vendimit të SHBA-ve për Kudsin, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, protestuesit palestinezë në qytetet Ramallah dhe El-Bire kanë protestuar kundër vendimit të SHBA-ve për Kudsin.
Ushtria izraelite ka ndërhyrë ndaj protestuesve me plumba plastikë dhe gaz lotsjellës. Kurse protestuesit u janë përgjigjur ushtarëve me gurë dhe koktej molotovi.
Edhe disa pika të qyteteve Bejtullahim, El-Halil dhe Eriha u bënë skenë të ngjarjeve të ngjashme.
- Plagoset një palestinez
Në anën tjetër njoftohet se ushtarët izraelitë kanë plagosur me armë një palestinez me pretendimin se ai “është përpjekur të sulmojë me thikë”.
Sipas lajmit në faqen e internetit të gazetës "Yediot Aharonot", ushtarët izraelitë kanë ndërhyrë ndaj dy palestinezëve, duke pretenduar se ata “janë përpjekur të sulmojnë me thikë”.
Njoftohet se njëri prej palestinezëve është plagosur, kurse tjetri është ndaluar. Ende nuk ka ndonjë deklaratë nga zyrtarët izraelitë lidhur me ngjarjen.