Gülşen Topçu
12 Shtator 2019•Përditësim: 12 Shtator 2019
Avionët izraelitë kanë goditur disa pika në një kompleks strukturash ushtarake të lëvizjes palestineze të rezistencës Hamas në veri të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ushtria izraelite tha në një deklaratë se kanë sulmuar pozicionet e Hamasit në kundërpërgjigje të raketave të shkrepura nga Gaza në drejtim të Izraelit.
Në deklaratë thuhet se ushtria izraelite do të vazhdojë t'u kundërpërgjigjet tentativave që kanë për synim të dëmtojnë qytetarët e Izraelit.
Më herët, në jug të Izraelit u aktivizuan sirena për shkak të hedhjes së raketave nga Gaza.