Betül Yürük
21 Shtator 2019•Përditësim: 22 Shtator 2019
Mijëra njerëz të premten dolën në rrugët e New York-ut për të shprehur pakënaqësi për shkak të ndryshimeve klimatike, raporton Anadolu Agency (AA).
Aktivistja 16-vjeçare suedeze për luftë kundër ndryshimeve klimatike, Greta Thunberg ishte gjithashtu e pranishme.
Në të gjithë botën, të premten u mbajt greva globale kundër ndryshimeve klimatike, me qëllim paralajmërimin e rreziqeve nga ndryshimet klimatike si dhe thirrjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të shpallur krizë klimatike për shkak të rritjes së fatkeqësive natyrore.
Ambientalistët dhe studentët mbanin pankarta me mbishkrimet: "Lëvizni", "Sot nuk shkojmë në shkollë meqë duam t'ju mësojmë”.
“Dëshirojmë dhe meritojmë të ardhme të sigurtë”, porositi Thunberg.