Emre Gürkan Abay
18 Nëntor 2019•Përditësim: 18 Nëntor 2019
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në një bisedë telefonike me homologun francez Emmanuel Macron kanë biseduar për Ukrainën dhe Sirinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç njoftoi Kremlini, në bisedën mes Putin dhe Macron, janë trajtuar zhvillmet në Ukrainë para samitit "Katërshja e Normandisë" me temë për Ukrainën që pritet të zhvillohet më 9 dhjetor.
Putin e ka informuar Macron-in në lidhje me anijet luftarake të konfiskuara në Ngushticën Kerç të cilat ia ka dorëzuar sot Ukrainës.
Sipas njoftimit dy liderët gjithashtu kanë biseduar në lidhje me zhvillimet në Siri, ku kanë konfirmuar rëndësinë e fillimit të punës së Komitetit Kushtetues për Sirinë.
Samiti i "Katërshes së Normandisë" e përbërë nga Gjermania, Rusia, Franca dhe Ukraina pritet të mbahet më 9 dhjetor në Paris.