Emre Gürkan Abay
06 Dhjetor 2017•Përditësim: 06 Dhjetor 2017
MOSKË (AA) – Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se do të jetë kandidat në zgjedhjet presidenciale të cilat do të mbahen në vitin 2018, raporton Anadolu Agency (AA).
Putin në një deklaratë në aktivitetin e organizuar në qytetin Nijniy Novgorod të Rusisë tha: “Po, do të jem kandidat në zgjedhjet presidenciale të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm”.
Zgjedhjet do të mbahen më 18 mars të vitit 2018, kur është edhe përvjetori i aneksimit të Krimesë.