Hakan Ceyhan Aydoğan
17 Dhjetor 2016•Përditësim: 17 Dhjetor 2016
MOSKË (AA) - Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, për sulmin terrorist në Kayseri i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar nga qendra për shtyp e Kremlinit theksohet se Putin është shpehur në mesazhin e tij se "Jam i sigurtë se përgjigja ndaj këtyre sulmeve do të jetë një luftë më e vendosur kundër grupeve ekstreme. Rusia në luftën kundër terrorizmit është e gatshme të zgjerojë edhe më tej bashkëpunimin me Turqinë."
Putin ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët që kanë humbur të afërmit në sulm dhe urimet për shërim të shpejtë për të plagosurit.
Ndërsa në anën tjetër ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov ka kryer një bisedë telefonike me homologun turk Mevlüt Çavuşoğlu, duke i shprehur ngushëllimet për viktimat e sulmit terrorist në Kayseri.
Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Rusisë, theksohet se Lavrov duke i përcjellë ministrit Çavuşoğlu ngushëllimet ka vënë në dukje se duhet të tregohet një përpjekje e përbashkët në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.