Emre Gürkan Abay
19 Mars 2018•Përditësim: 19 Mars 2018
MOSKË (AA) - Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka theksuar se nuk kanë dëshirë të hyjnë në një garë të re armatimi, raporton Anadolu Agency (AA).
Putin pas fitores në zgjedhjet presidenciale në Rusi, u takua me kandidatët e zgjedhjeve presidenciale.
Duke theksuar se Rusia do të marrë hapat e nevojshme për rritjen e kapacitetit të saj mbrojtës, Putin tha: "Por këtë mund ta them se nuk kemi dëshirë për të hyrë në një garë të re të armatimit. Përkundrazi, dëshirojmë zhvillimin e marrëdhënieve tona me të gjitha shtetet e botës në mënyrë konstruktive".
"Sigurisht që duhet të theksoj se çdo herë kemi mbrojtur dhe do të vazhdojmë të mbrojmë interesat tona kombëtare", tha Putin, duke theksuar se do të bëjnë gjithçka për të zgjidhur problemet e tyre me shtetet tjera nëpërmjet kanaleve politike dhe diplomatike.
Sipas rezultateve jozyrtare të zgjedhjeve presidenciale, Putin u rizgjodh si president i vendit me 76.69 për qind të votave të fituara.