Emre Gürkan Abay
26 Maj 2022•Përditësim: 26 Maj 2022
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, theksoi se vendet perëndimore përpiqen të izolojnë Rusinë, duke theksuar se "Ne jemi të vetëdijshëm për avantazhet e rëndësishme teknologjike në ekonomitë e zhvilluara. Duan të na privojnë nga kjo, por në botën e sotme kjo është e pamundur", transmeton Anadolu Agency (AA).
Putin mori pjesë online në Forumin e Parë Ekonomik Euroaziatik që do të mbahet nën organizimin e Kirgistanit dhe bëri vlerësime lidhur me sanksionet.
Shkelja e rregullave në financën ndërkombëtare është një qëndrim i dëmshëm tha Putin. "Nuk mund të dalë ndonjë rezultat i mirë nga shkelja e rregullave në tregti dhe financë. Vjedhja e pasurive e të tjerëve nuk sjell dobi për askënd, veçanërisht për ata që merren me këtë punë", tha ai.
Jo vetëm Rusia dhe Kina por janë shumë vende që duan të vazhdojnë politika të pavarura, njoftoi Putin i cili tha se "Gjithnjë e më shumë vende duan të ndjekin një politikë të pavarur dhe asnjë xhandar botëror nuk mund ta pengojë këtë proces global dhe natyror".
Putin duke vënë theksin se janë të vetëdijshëm për avantazhet teknologjike në vendet e zhvilluara, deklaroi se "Duan të na privojnë nga kjo, por në botën e sotme kjo është e pamundur. Askush nuk mund ta shkëpusë një vend si Rusia, për sa kohë që nuk ndërtojmë një mur mes nesh".