Emre Gürkan Abay
21 Shtator 2022•Përditësim: 22 Shtator 2022
Presidenti rus, Vladimir Putin ka njoftuar një mobilizim të pjesshëm ushtarak në Rusi, transmeton Anadolu Agency (AA).
“E konsideroj të nevojshme të mbështes propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm për të shpallur mobilizim të pjesshëm në Federatën Ruse”, tha Putin në një fjalim televiziv drejtuar kombit.
Putin shtoi se ai ka nënshkruar tashmë dekretin përkatës.
“Vendet perëndimore nuk duan zgjidhje paqësore në Ukrainë. Nëse integriteti ynë territorial kërcënohet, Rusia do të përdor të gjitha rrugët aktuale, ky nuk është një blof”, tha Putin.
Aktivitetet mobilizuese kanë nisur sot.
Sipas dekretit të publikuar në faqen e Kremlinit, qytetarët rusë nga 18 deri në 50 vjeç bien nën mobilizimin ushtarak dhe ata do të paguhen si personel ushtarak që shërbejnë me kontratë.
Kontratat e ushtarakëve profesionistë do të vazhdohen automatikisht deri në përfundimin e mobilizimit.
Personat që punojnë në ndërmarrjet që prodhojnë armë janë të lirë nga rekrutimi.
Presidenti rus theksoi se mbështesin vendimet për pavarësi të rajoneve Donbas, Zaporizhzhia dhe Kherson të Ukrainës.