Ekip
13 Shtator 2018•Përditësim: 13 Shtator 2018
CHITA (AA) – Presidenti rus, Vladimir Putin, sot shkoi në inspektim të stërvitjes një javore ushtarake në Siberinë lindore, në të cilën marrin pjesë 300.000 ushtarë dhe është më e madhja në historinë e Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në qitjen në rajonin Chita, Putin lavdëroi ushtarët për “nivelin e tyre të lartë” dhe insistoi në atë se stërvitja ushtarake nuk drejtohet ndaj asnjë vendi.
%2F20180913_2_32339267_37155775.jpg)
Putin theksoi se Rusia “është një komb paqësor që nuk ka kurrfarë planesh agresive”.
Manovrat përfshijnë hapësira të mëdha në Siberi dhe Lindjen e Largët, Arktik dhe Oqeanin Paqësor. Krahas ushtrisë, në stërvitje janë përfshirë edhe rreth 1.000 avionë rusë.