Mustafa Keleş
19 Shtator 2016•Përditësim: 19 Shtator 2016
OKB (AA) - Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm Përgjegjës për Ndihmat Humanitare i Kombeve të Bashkuara dhe Koordinatori i Situatave Emergjente, Stephen O'Brien, iu ka bërë thirrje palëve për ofrimin e kushteve të sigurisë, duke vënë në dukje se ende nuk ka mundur të kalojë nga Turqia në Siri autokolona me 20 kamionë me ndihma humanitare të planifikuara për tu dërguar në Halep, raporton Anadolu Agency (AA).
O'Brien, në një deklaratë me shkrim ka theksuar se për arsyen se nuk janë mundësuar kushtet e sigurisë vazhdojnë të presë në Turqi autokolona me 20 kamionë me ndihma humanitare të cilët ishin përgatitur të dërgoheshin në lindje të Halepit ku janë të bllokuar 275 mijë persona.