Gamze Türkoğlu Oğuz,Şerife Çetin
29 Nëntor 2016•Përditësim: 30 Nëntor 2016
BOGOTA (AA) - Një avion me 72 pasagjerë në bord, duke përfshirë lojtarët e skuadrës braziliane të futbollit Chapecoense, duke shkuar në Kolumbi për një finale të turneut rajonal, ka pësuar defekt në rrugën për në aeroportin ndërkombëtar Medellin, raporton Anadolu Agency (AA).
Në avionin në të cilin bashkë me ekuipazhin kishte 81 persona dhe që u rrëzua në një zonë malore, thuhet se janë shpëtuar 5 persona.
Ndërkohë kryetari i Bashkisë Medellin, Federico Gutierrez, kishte deklaruar më parë se është e mundur që të ketë të mbijetuar. "Kjo është një tragjedi me përmasa të mëdha", tha Gutierrez për Radion "Blu".
Në kuadër të "Copa Sudamericana", ndeshja mes Chapecoense së Brazilit dhe Atletico Nacional të Medellinit do të luhej nesër, ndërkohë që me anë të një vendimi ajo është shtyrë.
Në një deklaratë me shkrim nga kompania e telekomunikacionit ajror (AIRPLAN SA) thuhet se avioni me numër fluturimi CP2933 kishte kontaktuar rreth orës 22:00 duke raportuar një defekt elektrik. Në deklaratë thuhet se në zonën ku ka rënë avioni mund të shkohet vetëm përmes rrugës tokësore.
Zyrtarë të Bashkisë Rionegro, policia kolumbiane dhe ekipet e zjarrfikëses janë nisur drejt zonës për të filluar operacionin e kërkim-shpëtimit.
Bota e futbollit është tronditur nga fatkeqësia e sotme ajrore në të cilën nga 81 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit mbijetuan pesë persona.
Ndër ata që përmes rrjeteve sociale përcollën ngushëllime gjenden shumë klube nga Brazili por edhe pjesëve të tjera të botës siç janë Arsenal, Chelsea, Manchester City, Manchester United, Liverpool, Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Villarreal, Sevilla, Inter, Juventus, Milan, Roma, Bayern Minhen, Borussia Dortmund, Schalke 04, Bayer Leverkusen, Porto, Benfica dhe Sporting Lisabon.
Mes atyre që përcollën ngushëllime janë edhe portieri Iker Casilas, trajneri i Paris Saint Germain Unai Emery, por edhe futbollistët e njohur Neymar, Wayne Rooney, Arda Turan, Sergio Ramos, ish-ylli portugez Luis Figo dhe shumë të tjerë.
Mesazhe ngushëllimi përcolli edhe presidenti i FIFA-s Gianni Infantino.
Kombëtarja argjentinase tre javë më parë udhëtoi me avionin e rrëzuar në Kolumbi
Para tre javësh kombëtarja e Argjentinës në futboll kishte udhëtuar me avionin që u rrëzua sot në Argjentinë në të cilin ndodheshin futbollistët e ekipit Chapecoense dhe i cili shkaktoi vdekjen e 76 personave.
Bëhet e ditur se avioni me të cilin kishin udhëtuar futbollistët dhe komiteti teknik i kombëtares argjentinase më 11 nëntor në përballjen si mysafir me Brazilin në kuadër të ndeshjeve eliminatore për Kampionatin Botëror FIFA 2018, është avioni i njëjtë që u rrëzua sot në Kolumbi.
Federata Argjentinase e Futbollit e ka konfirmuar lajmin, duke theksuar se ekipi i kombëtares në muajin nëntor udhëtoi nga Buenos Aires për në Belo Horizonte dhe nga Buenos Aires për në San Juan me avionin e llojit Avro Regionel Jet 85 me numër CP-2933 të kompanisë LAMIA.