Lokman İlhan
07 Gusht 2017•Përditësim: 08 Gusht 2017
MEDELLIN (AA) – Në kuadër të Festivalit tradicional të luleve që mbahet në Kolumbi, është organizuar paradë e automjeteve, në të cilën kanë marrë pjesë rreth 300 makina klasike, raporton Anadolu Agency (AA).
Qyteti Medellin është nikoqir i Festivalit të 60-të të luleve që filloi më 28 korrik.
Parada tërhoqi vëmendje të madhe të banorëve vendas, por edhe turistëve. Vizitorët para ceremonisë shfrytëzuan rastin që të realizojnë fotografi.
Pronarët jo vetëm që tentuan të shfaqin veturat në mënyrën më të mirë, por kujdes të veçantë i kushtuan edhe për pamjen e tyre.