Mustafa Melih Ahıshalı
29 Tetor 2018•Përditësim: 29 Tetor 2018
TEHERAN (AA) - Kreu i Agjencisë iraniane për Mbrojtje Pasive, Gulamriz Jalali, tha se është përgjuar telefoni celular i presidentit të vendit, Hassan Rouhani, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Pas rastit të fundit me përgjimin e telefonit celular të presidentit Rouhani, kemi vendosur të prodhojmë një telefon i cili nuk do të mund të përgjohet nga askush", tha Jalali, i cituar nga agjencia iraniane e lajmeve ILNA.
I pyetur nga gazetarët të komentojë rastin me përgjimin e telefonit të presidentit Rouhani, Jalali tha se mjafton që opinioni të dijë se ka filluar procesi i prodhimit të një telefoni i cili do të parandalojë incidente të tilla në të ardhmen.
Agjencia e Mbrojtjes Pasive është një organizatë shtetërore e Iranit, e cila punon nën patronazhin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Iranit.