Halit Süleyman,Ayşe Aktaş
01 Shtator 2016•Përditësim: 02 Shtator 2016
HAMA (AA) – Avionët ushtarakë të regjimit sirian kanë ndërmarrë sulm ndaj civilëve të cilët po iknin nga luftimet në veri të qytetit Hama, si pasojë e të cilit jetën e humbën 25 persona, ndërsa 35 të tjerë u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari i Mbrojtjes civile në Hama Huseyin Fadi, në një prononcim për gazetarin e AA-së tha se avionët e regjimit kanë bombarduar civilët të cilët po iknin nga luftimit mes opozitarëve dhe forcave të Asadit në qytezën Soran në veri të qytetit Hama.