Fatma Esma Arslan
30 Janar 2018•Përditësim: 30 Janar 2018
ANKARA (AA) - Mediat sociale të afërta me organizatën terroriste PYD/PKK me qëllim për të njollosur operacionin "Dega e Ullirit" të ndërmarrë nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) kundër objektivave terroriste në Afrin të Sirisë, kanë publikuar pamje nga ceremonia mortore e dëshmorëve në vitin 2007 me pretendimin se kanë "vrarë një numër të madh ushtarësh turq në Afrin", raporton Anadolu Agency (AA).
Fotografia e publikuar në median sociale me pretendimin se në Afrin janë vendosur në objektiv civilët është zbuluar se i përket lajmit të datës 8 korrik 2015 me titull "Si u rrëmbyen 250 kristianë sirianë nga Halepi në Belgjikë".

Ndërsa pamjet e publikuara në llogaritë e mediave sociale të afërta me organizatën se "në Afrin janë vrarë një numër i madh ushtarësh turq" është përcaktuar se janë të lajmit të AA-së për një ceremoni të zhvilluar për dëshmorët e rënë në qytetin Şırnak të Turqisë në vitin 2007.

Në pamje vërehet ceremonia mortore e zhvilluar për 12 civilë dhe roje të fshatit të cilët u martirizuan nga anëtarët e PKK-së në fshatin Beşağaç, në komunën Beytüşşebap të qytetit Şırnak.
Gjithashtu edhe pamjet e publikuara të një fëmije të plagosur me etiketimin "Ndalni gjenocidin në Afrin" është përcaktuar se janë pamje të marra në Irak dhe se janë postuar në internet 16 javë më parë.

Përkrahësit e organizatës terroriste PYD/PKK këtë herë janë përpjekur që fotografitë e masakrave të bëra nga regjimi i Asadit ndaj civilëve t'i paraqesin sikur kanë ndodhur në Afrin, pasi AA-ja ka nxjerrë të vërtetat e pamjeve që u përkasin vendeve dhe periudhave të ndryshme dhe të cilat janë publikuar në mediat sociale me qëllim për të njollosur Forcat e Armatosura të Turisë (TSK) dhe operacionin "Dega e Ullirit".
Llogaritë e mbështetësve të terrorizmit që fëmijët e Gutës Lindore i tregojnë sikur i përkasin Afrinit, më parë kanë publikuar sikur i përket Afrinit edhe fotografia e cila ka marrë çmimin e parë në konkursin e AA İstanbul Photo Awards 2016, si dhe një avion të Malajzisë të rrëzuar në Ukrainë duke e paraqitur atë si avion të rrëzuar të TSK-së.