Adem Şalvarcıoğlu
24 Dhjetor 2016•Përditësim: 25 Dhjetor 2016
XHAKARTA (AA) - Mbi 100 mijë persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në rajonin Nusa Tenggara-n Perëndimore të Indonezisë për shkak të përmbytjeve, raporton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet zyrtare kanë thënë se reshjet e dendura të cilat nisën ditën e djeshme kanë shkaktuar përmbytje në Nusa Tenggara-n Perëndimore. Ata vunë në dukje se për shkak të përmbytjeve mbi 100 mijë persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, duke u dërguar në zona të sigurta.
Ndërkohë edhe shkollat në këto rajone janë shpallur pushim.
Mbi 33 fshatra thuhet se janë ndikuar negativisht nga reshjet e dendura.