Adem Şalvarcıoğlu
02 Qershor 2016•Përditësim: 03 Qershor 2016
XHAKARTË (AA) - Një tërmet 6.5 ballë i shkallës rihter ka goditur rajonin Bengkulu në jug të ishullit Sumatra në Indonezi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi të Jakartaglobe, zëdhënësi i Agjencisë për Minimizimin e Dëmeve të Fatkeqësive Natyrore, Sutopo Purwo Nugroh ka pohuar së tërmeti ka ndodhur 115 kilometra në afërsi të kryeqytetit të rajonit Bengkulu. Ai ka thënë gjithashtu se tërmeti ka ndodhur 72 kilometra në thellësi të detit Muko-Muko.
Duke theksuar se popullsia e trembur ka lënë shtëpitë për shkak të tërmetit, Mugroh u shpreh: ''Tërmeti është ndjerë në shumë qytete në këtë rajon. Ka zgjatur rreth 20 - 30 sekonda. Nuk raportohet për të vdekur apo të plagosur. Nuk ka as alarm për cunami, apo dëme materiale.''