Mohamed Sabry Emam Muhammed
24 Dhjetor 2016•Përditësim: 25 Dhjetor 2016
IDLIB (AA) - Dy fëmijët humbën jetën të premten si pasojë e shaktërrimit të tendave të refugjatëve në qytetin veriperëndimor të Sirisë, Idlib për shkak të borës së madhe, raporton Anadolu Agency (AA).
Vdekjet erdhën si pasojë e grumbullimit të borës mbi tenda e cila shkaktoi shkatërrimin e 70 tendave në një kamp të vogël refugjatësh në qytetin Haram të Idlibit.
Mijëra refugjatë sirianë kanë arritur në Idlib dhe pjesët rurale të Halepit në javët e fundit në kuadër të marrëveshjes për evakuimin e civilëve dhe luftëtarëve të opozitës nga Halepi lindor.
Ata që mbërrijnë në këtë zonë nuk kanë asgjë më shumë se rrobat e tyre, dhe shumica e tyre tani flenë në ndërtesa ose tenda pa ngrohje, ku temperaturat kanë rënë nën zero.
"Stuhia e borës ka shkaktuar shembjen e tendave tona dhe mbylljen e rrugëve në mes të mungesës së ujit dhe produkteve ushqimore", tha refugjati sirian Qadir Darwish për Anadolu Agency.