Sayed Khodaberdi Sadat
14 Maj 2016•Përditësim: 14 Maj 2016
MEZAR-I SHERIF (AA) – Si pasojë e reshjeve të mëdha në provincën Badakhshan, në verilindje të Afganistanit, nga përmbytjet kanë humbur jetën gjashtë persona, ndërsa janë lënduar së paku dy të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç theksoi zëdhënësi i guvernatorit të Badakshana, Ahmad Navid Furuten, reshjet e shiut po zgjasin prej disa ditësh, ndërsa shumë shtëpi kanë mbetur nën ujë.
Dhjetëra ura janë shkatërruar, ndërsa ka filluar edhe vlerësimi i dëmeve materiale. Ndihma humanitare ende nuk është dërguar në rajonin e goditur nga fatkeqësia natyrore.
Para një muaji përmbytjet në veri të vendit morën jetën e 30 personave.