Mahmoud Barakat
14 Maj 2016•Përditësim: 15 Maj 2016
HALEP (AA) – Burime lokale kanë konfirmuar se forcat e regjimit të Asadit të mbështetura nga avionët e Rusisë, kanë sulmuar të premten rajonin Handarat që mbahet nën kontroll të opozitës, që njëherësh paraqet të vetmen rrugë për dalje nga provinca e Halepit, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimet e lartpërmendura u shprehën për AA se regjimi ka pasur në shënjestër rajonin duke e sulmuar me artileri dhe mortaja, ndërkohë që avionët rus kanë qëlluar mbi rrugën strategjike Castella.
Kreu i agjencisë së lajmeve Shahba Press nga Halepi, Maamoun Khatib, tha për AA se qëllimi kryesor i sulmit rus ka qenë vendosja në kontroll të rrugës Castello-Handarat, në mënyrë që tërësisht të izolojë Halepin.