Sayed Khodaberdi Sadat
19 Prill 2016•Përditësim: 19 Prill 2016
MEZAR-I ŞERİF (AA) - Për shkak të përmbytjeve në qytetet veriore të Afganistanit, Tahar, Baglan dhe Samangan, kanë humbur jetën 30 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Prefekti i Tahar-it Muhammed Yasin Zia, ka pohuar se për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat të dendura të cilët prej 4 ditësh vazhdojnë në rajone të ndryshme të Tahar-it, një numër i madh i shtëpive janë përmbytur.
Prefekti gjithashtu njoftoi se nga përmbytjet kanë humbur jetën 13 persona, janë plagosur 5 të tjerë dhe se kanë filluar punët për vlerësimin e dëmeve.
Kryetari i Institucionit për Luftën Kundër Fatkeqësitë Natyrore në Baglan, Muhammed Nasir Kohzad, u shpreh se nga përmbytjet të ndodhura në rajone të ndryshme të Baglan-it kanë humbur jetën 12 persona.