Ali H. M.Abo Rezeg
28 Shtator 2017•Përditësim: 29 Shtator 2017
DOHA (AA) - Qatar Airways bëri të ditur se nga e premtja pezullon të gjitha fluturimet për Erbil dhe Sulejmanie, në rajonin kurd në veri të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e publikuar të enjten, kompania njofton se vendimi është marrë në pajtim me kërkesën e Drejtorisë së Aviacionit Civil të Irakut.
Vendimi i Qatar Airways vjen një ditë pasi kompanitë ajrore të Egjiptit, Libanit dhe Jordanisë shpalosën planet për pezullimin e fluturimeve brenda dhe nga rajoni kurd në veri të Irakut.
Këto hapa vijuan si pasojë e rritjes së tensioneve mes Qeverisë qendrore në Bagdad dhe Administratës Rajonale Kurde, e cila përskaj shumë paralajmërimeve më 25 shtator mbajti referendumin jolegjitim për pavarësi.
Referendumin jolegjitim e kundërshtuan pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa shumë vende paralajmëruan se votimi mund në mënyrë shtesë të destabilizojë rajonin dhe të dobësojë luftën kundër DEASH-it e cila është në vazhdim.