Ahmet Sait Akçay
05 Nëntor 2015•Përditësim: 05 Nëntor 2015
JOHANNESBURG (AA) - Qendra e Komisionit të Energjisë Bërthamore të Unionit Afrikan (AFCONE) do të jetë në Afrikën Jugore, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës me shkrim të Unionit Afrikan u theksua se në marrëveshjen për vendin pritës të nënshkruar në kryeqytetin e Etiopisë, në Addis Ababa mes kryetarit të Komisionit të Unionit Afrikan, Dr. Nkosazana Dlamini Zuma dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Afrikë Jugore, Maite Nkoana-Mashabane, theksohet që AFCONE të jetë e autorizuar sipas Marrëveshjes Regjioni i Paarmatosur Bërthamor i Afrikës (Marrëveshja e Pelindaba-s) e cila u zbatua në vitin 2009.
Në deklaratë u theksua se AFCONE do të luajë rol të rëndësishëm në axhendën 2063 të Afrikës në zhvillimin e qëndrueshëm veçanërisht në infrastrukturë, shëndetësi, energjetikë, bujqësi dhe industrializim. Kryetari i Komisionit të Unionit të Afrikës, Zuma, theksoi se AFCONE do të ketë efekte pozitive në çarmatimin dhe parandalimin e përhapjes bërthamore globale.