Halit Süleyman
05 Nëntor 2015•Përditësim: 05 Nëntor 2015
HALEP (AA) - Në sulmet e avionëve luftarakë rusë në qarqet Hadr dhe Ays të cilat ndodhen në jug të Halepos janë shënjestruar spitali dhe fabrika e barnave, raporton Anadolu Agency (AA).
Ebu Mustafa, zyrtari i Ekipit të mbrojtjes civile në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së theksoi se avionët rusë e kanë bombarduar fabrikën e barnave në qytet, ku më pas ka shpërthyer zjarri.
Ai tha se ekipet e zjarrëfikësve janë drejtuar kah fabrika dhe zjarri është vënë nën kontroll. Sipas tij, vazhdojnë aktivitetet e kërkim-shpëtimit në fabrikën e cila është shkatërruar nga bombardimet.
Ebu Mustafa gjithashtu theksoi se të shpëtuarit nga gërmadhat janë transferuar në spital.
- Prodhimi i barnave për inflamacion për fëmijë