Gamze Türkoğlu Oğuz
09 Janar 2018•Përditësim: 10 Janar 2018
JOHANNESBURG (AA) – Rreth 200 persona janë plagosur si pasojë e daljes nga shina të një vagoni të trenit periferik në Afrikën e Jugut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Grupi ER24, i cili përbëhet nga punonjësit e rasteve emergjente, njoftoi se në aksidentin hekurudhor që ndodhi sot në orët e mëngjesit në stacionin Germiston të Johannesburg-ut, janë plagosur 200 persona.
Aksidenti ka ndodhur pasi një vagon i trenit periferik ka dalë nga shinat. Lidhur me këtë aksident kanë filluar hetimet.
Në një aksident tjetër që ndodhi javën e kaluar në Afrikën e Jugut si pasojë e përplasjes së një kamioni me një tren pasagjerësh, humbën jetën 20 persona ndërsa 270 të tjerë ishin plagosur.