Ahmet Gürhan Kartal
17 Qershor 2022•Përditësim: 20 Qershor 2022
Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Priti Patel ka nënshkruar sot një urdhër për ekstradimin e bashkëthemeluesit të WikiLeaks-it, Julian Assange në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).
Urdhri për ekstradimin e Assange i kaloi sekretarit nga gjykatat britanike muajin e kaluar, duke konfirmuar se garancitë e SHBA-së për mënyrën se si do të trajtohej Assange ishin të mjaftueshme për ekstradim.
Ekipi ligjor i Assange pritet të paraqesë një apelim kundër vendimit të sekretares Patel.