Ekip
14 Maj 2017•Përditësim: 15 Maj 2017
ATHINË (AA) – Qeveria e Greqisë ka dorëzuar në Parlament për miratim një pako të re të masave për kursim në kuadër të shqyrtimit të dytë të planit të konsolidimit financiar, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Financave njoftoi se deputetëve u është dorëzuar propozimi qeveritar i cili parasheh ulje shtesë të pensionit, rritjes së tatimit dhe masa tjera të kursimit.
Duke theksuar se masat shtesë të kursimit janë të pashmangshme, nga Ministria e Financave e Greqisë njoftojnë se bëhet fjalë për ngritjen e debatit për krijimin e planeve afatmesme dhe afatgjate të pagesës së borxhit grek.
Propozimi prej 900 faqesh i tekstit që Qeveria u dorëzoi deputetëve duhej që Greqisë t’i sigurojë 4.37 miliardë euro shtesë para të kursyera, ndërsa Parlamenti mbi këtë do të prononcohet në seancën gjatë të enjtes.
Kufiri jotatimor i pagës do të duhet të ulet për 3.000 euro shtesë dhe në nivelin vjetor do të duhet të arrijë 5.681 euro. Masat e reja qeveritare të kursimit hasën në kundërshtimin e qytetarëve në Greqi, të cilët paralajmëruan se nga e mërkura do të fillojnë me protesta masive në Athinë dhe qytetet tjera.