Haydar Hadi
02 Tetor 2017•Përditësim: 02 Tetor 2017
BAGDAD (AA) - Qeveria qendrore e Irakut ka kërkuar nga qeveria rajonale kurde në veri të Irakut që të anulojë rezultatet e referendumit për të kaluar në dialog me Bagdadin, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim të publikuar nga zyra për shtyp e Kryeministrisë së Irakut thuhet: "Qeveria rajonale kurde e Irakut duhet të anulojë rezultatet e referendumit të zhvilluar në kundërshtim me kushtetutën, për të hyrë në dialog serioz me Bagdadin dhe për të forcuar unitetin e Irakut."
Në deklaratë gjithashtu i bëhet thirrje qeverisë rajonale kurde të Irakut që "t'i japë fund provokimit në zonat që ka marrë nën kontroll, dhe ti përmbahet vendimeve të kushtetutës dhe vendimeve të gjykatës federale".